E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili pret amb. kroat: Marrëveshje për shëndetësinë

Gjatë takimit, ministri Vasili ka shprehur dëshirën për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe me Kroacinë në fushën e shëndetësisë, sikurse dy vendet kanë edhe në të tjera fusha.

Vasili ka vlerësuar si mjaft pozitive zhvillimet në sistemin shëndetësor kroat në fushën e vaksinimit, të prodhimit të medikamenteve si edhe në fushën e shëndetit mendor. Ambasadori Javarski, ndërsa i ka përcjellë ministrit Vasili urimet e homologut të tij kroat, Darko Milinoviç, për emërimin në krye të këtij dikasteri, ka garantuar mbështetjen e Kroacisë për shëndetësinë shqiptare.

Të dy personalitetet ranë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ku Shqiperia duhet të marrë më të mirën e eksperiences kroate drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ambasadori kroat i dorëzoi ministrit Vasili edhe ftesën për përfaqësimin në konferencën ministeriale për shëndetin, që do të mbahet në Kroaci në datën 28 tetor, me pjesëmarrjen e ministrave të shëndetësisë nga vendet e rajonit.

Vasili vlerësoi ftesën dhe pjesëmarrjen në ministerial, duke u shprehur se aktivitete të tilla ndihmojnë edhe më shumë në përafrimin e mëtejshëm të të dy vendeve në aspektin shëndetësor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›