E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pranga dy vëllezërve të akuzuar për vrasje

Në pranga kanë rënë vëllezërit, Romeo Braka, 21-vjeç dhe E. Braka, 17-vjeç.

Këto dy persona akuzohen për vrasjen e shtetasi Dritan Neza gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Aso kohe, vrasja ndodhi për motive të dobëta, pas një konflikti midis dy vëllezërve dhe viktimës. Dy të rinjtë kanë qëlluar me thikë shtetasin Neza, duke e lënë të vdekur.

Pas një hetimi disa mujor, unformat blu përgatitën dhe më pas u vunë prangat dy vëllezërve. Tashmë, materiale hetimore kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit, ndërsa pritet që të nisë gjykimi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›