Olimpiada e matematikёs, konkurojnë 900 nxënës

Ka startuar olimpiada e njёmbёdhjetë kombёtare e matematikёs dhe formimit tё pёrgjithshёm. Nё tё, marrin pjesё 900 nxёnёs nga klasa e parё deri nё tё nёntёn, ku 100 prej tyre, pёr herё tё parё vijnё nga shkollat e Republikёs sё Kosovёs. Pjesёmarrёsit vijnё nga shkollat publike dhe jo publike.
Drejtori i shkollёs nёntё-vjeçare "Udha e Shkronjave", Artur Shkurti theksoi se mbajtja e kёsaj olimpiade nxit xnёnёsit qё tё angazhohen mё tepёr.
Mё datё 2 qershorё do tё jenё nxёnёsit e klasave tё dyta, nё datё 3, nxёnёsit e klasave tё treta e kёshtu me rradhё. Tё gjithё fituesit e olimpiadёs do tё nderohen me çmime si çertifikata, kupa apo edhe libra.