Fshati SOS, festë për 1 Qershorin
Buzëqeshje, harmoni, alegri, entuziasëm e më shumë përkujdesje, sjell si çdo vit 1 Qershori, festa aq e dashur për të gjithë fëmijët. Një situatë e tillë ka mbizotëruar edhe në ambientet e SOS ku me rastin e kësaj dite, ishte organizuar në koncert i posatshëm që do finalizohej me dhurata për gjithë fëmijët.
Në këtë ditë të shënuar, drejtoresha e fshatit SOS ka uruar femijet për ditën e tyre dhe ka garantuar se gjithë stafi pedagogjik do të vijojë punën me përkushtim e dashuri.
Me rastin e kësaj dite, për fëmijët kanë kënduar Rosella Gjylbegu dhe Vedat Ademi ndërsa kanë pritur si miq të fshatit edhe artistë të njohur, si aktorja Margarita Xhepa, Liri Lubonja, Shpresa Vreto e Pandeli Çima.