E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiakos Volos jashtë nga Europa League

Federata greke, konkretisht Komisioni i Disiplinës në bashkëpunim me UEFA-n, kanë vepruar me dorë të hekurt për dy ekipet, Olimpiakos Volos dhe Kavalla, dhe për presidentët e tyre. Dy skuadrat kanë mundur të fitojnë me gjykatën duke qëndruar në Ligën 1, por ato duhet ta nisin kampionatin me -10 Volos dhe Kavala me -8 pikë. Ndërkohë, dy presidentët respektivë, Arqileas Beos dhe Makis Psomiadhis, janë pezulluar përjetësisht nga aktivitetet sportive. Ata janë gjobitur me 90 mijë euro dhe nuk duhet të marrin pjesë as në stadiume. Ndërkohë, një vendim i dyfishtë është marrë për Olimpiakos Volos, skuadër e cila ka kaluar me sukses eliminatoret në Europa League dhe në fazën e radhës të “play-off” duhet të ndeshen me PSG-në. Por aventura e tyre në Europa League përfundon këtu, pasi kjo skuadër është pezulluar nga ky kompeticion për shkak të aferave dhe manipulimeve.

UEFA do vendosë këto ditë nëse PSG-ja do të jetë automatikisht e kualifikuar në fazën në grupe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›