E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon telenovela: Fabregas vesh fanellën e Barcelonës

Mesa duket tashmë i ka ardhur fundi telenovelës “Fabregas”, pasi duket se të dy ekipet kanë arritur në një akord të përbashkët për të ardhmen e mesfushorit spanjoll Cesk Fabregas. Cesk Fabregas do të udhëtojë sot drejt Barcelonës për t’u shndërruar në lojtarin e ri të katalanasve. Janë plot 40 milionë euro që do t’i shkojnë ekipit të “topçinjve” të Londrës për mesfushorin e tyre Cesk Fabregas nga ekipi katalanas i Barcelonës. Marrëveshja e tyre përmbyllet brenda këtyre ditëve, nga ku do të vendoset edhe fati i Fabregas, pasi siç duket do bëhet një lojtar i Barças. Sipas gazetës ‘AS’, mesfushori i Arsenalit do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e tij me klubin blaugrana. Spanjolli mund të prezantohet nesër dhe ka shumë mundësi të udhëtojë me ekipin për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madrid, por nuk mendohet se mund të zbresë në fushë.

Edhe pse mungon konfirmimi zyrtar nga të dy klubet për arritjen e marrëveshjes, duket se gjithçka ka përfunduar dhe Fabregas do të rikthehet më në fund në klubin ku është rritur. Edhe pse Arsene Wenger e ka thirrur Fabregasin në ndeshjen e Arsenalit kundrejt Udineses në Ligën e Kampioneve mesfushorin spanjoll duket se nuk e ndal dot njeri për të arritur objektivat e tij. Arsenali ka hapur arkën për të pritur në llogaritë bankare asgjë më pak se 60 milionë nga shitjet e Cesk Fabregas dhe Samir Nasrit. Kjo do të thotë se Arsene Wenger është i vendosur për t’i shitur yjet dhe siç po vjen duket francezi është duke planifikuar disa blerje të rëndësishme për klubin javën e ardhshme. Mund të konfirmojmë se Samir Nasri është disa orë larg zyrtarizimit si lojtar i Cityt dhe do të largohet para Fabregasit, për të cilin destinacioni i radhës do të jetë vendlindja Barcelona. Ndërkohë City ia ka lëshuar ultimatum Arsenalit. Mediat raportojnë se Manchester City i ka bërë ultimatum Arsenalit që ta shesi sulmuesin e skuadrës, Samir Nasri në 48 orët e ardhshme ose City do të shkojnë diku tjetër. Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja angleze The Daily Star, e cila ka raportuar se City dëshiron të transferoj sa më shpejtë në mënyrë zyrtare francezin. Pak ditë më parë mediat raportuan se dy klubet kanë arritur marrëveshje për 27 milionë euro ndërsa rroga e Nasrit te City do të jetë dyfish më e madhe sesa te Arsenali. Arsenali ka kohë të mendojë deri të shtunën për këtë gjë ose Manchester City do të shkoj të kërkojë diku tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›