"Olimpistët" The Chemical Brothers

Me afrimin e fillimit të Lojërave Olimpike gjithnjë e më shumë muzicientë sikur dëshirojnë të jenë pjesë përbërëse e garës më të vjetër sportive në planet.
Përkundër kësaj, duket se grupi Muse, megjithatë, ka marrë primatin në këtë drejtim, sepse ka marrë përsipër kompozimin dhe intonimin e himnit zyrtar të Lojërave Olimpike.
Grupi Blur ndërkohë ka paralajmëruar se, në mbyllje të Lojërave do të interpretojë për herë të parë këngët e reja, kurse Elton John ka kompozuar një këngë që do të transmetohet gjatë pauzave të garave të ndryshme... Të gjithë këtyre muzicientëve tani u janë bashkuar edhe The Chemical Brothers.
"Kënga 'Theme For Velodrome' është kontributi jonë për ‘zërimin’ e Lojërave Olimpike në Londër”, deklaruan Tom Rowlands dhe Ed Simons derisa ishin mysafirë në Radio BBC, ku edhe bënë prezantimin e kësaj kënge.