Ferguson kritikon politikën e Cityt

Mirëpo, trajneri skocez ende flet për blerjet e sezonit të kaluar të klubit të arabëve, për lojtarët si Sergio Aguero, Gael Clichy, Stefan Savic e Samir Nasri, që së bashku kishin kushtuar rreth 70 milionë funte.
“Ne i rrisim lojtarët dhe ua japim rastin, kur të piqen. Asnjë klub nuk e bën këtë, as City. Ky ekip definitivisht nuk dëshiron të luajë me të rinj dhe nuk i fut në sistem. Ata i kanë blerë 25, 26 apo 27 lojtarë. Ata koncentrohen në lojtarë të përgatitur dhe me eksperiencë. City ka lojtarë me moshë mesatare dhe asnjëri nuk i ka kaluar 30 vjet, por që aty nuk luan asnjë lojtar i ri”, thotë Ferguson.
Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ mendon se edhe sivjet, ekipi i Roberto Mancinit do ta thotë fjalën kryesore në kampionatin anglez. “City do të jetë favorit për titull, s’kam dyshim për këtë, por ne nuk brengosemi. Ekipet tjera do të brengosen për Manchester Unitedin, sepse rekordet tona të rikthimeve janë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.