E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket Iraku

Pas një seri sulmesh që goditën Bagdadin, mëngjesin e së hënës, humbën jetën 90 persona dhe u plagosën 150 të tjerë, pjesa më e madhe policë dhe ushtarë.

Ngjarja më e përgjakshme u regjistrua ne Taxhi, një lagje sunite, 25 km ne veri të Bagdadit, ku disa shpërthime shkaktuan 18 viktima dhe 30 të plagosur. Disa autobomba u hodhën në ajër në Bagdad, një autobombë ishte vendosur në lagjen Sadër Siti, ne afërsi të ministrisë se Brendshme, pas shpërthimit të së cilës humben jetën 2 persona.

Ne jug te qyteti Mahmudija, një auto-veturë me eksploziv u hodh në ajër, me ç’rast bilanci i këtij sulmi ishte 11 të vdekur dhe 38 të plagosur. Te paktën shtatë autobomba shpërthyen në qytetin verior të Kirkukut.

Këto janë sulmet më të përgjakshme në Irak prej 13 qershorit, kur një vale tjetër bombash vrau 84 persona dhe plagosi 300 të tjerë.

Edhe te dielën, ne një seri atentatesh humben jetën 17 irakiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›