Olimpizmi dhe Akademizmi Olimpik…!
Nuk kanë kaluar shumë kohë nga mbyllja e Lojërave Olimpike, “Londër 2012” dhe duket se gjithçka është harruar për të pritur ato të Brazilit dhe diku atje nga muajt e fundit para fillimit të tyre të rikujtohemi për to. Ndodh fatkeqësisht jo rrallë kështu, të gjallërohemi vetëm në momentet e fundit! Mungesa e vijueshmërisë është shenjë e një metodologjie jo fort të organizuar. Sigurisht që KOKSH-Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vijon punën dhe aktivitetet brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu federatat e sporteve të ndryshme nuk ndalen në përpjekjet dhe ndeshjet me vështirësitë që kanë në ushtrimin e detyrave të tyre funksionale. Sportistët, këta heronj të heshtur të vullnetit dhe pasionit që të ngjallin respekt, vijojnë në ritualin e lodhshëm të stërvitjes dhe përgatitjeve. Shpesh ata duken si "vetmitarë të pa shpresë."
Por se të gjitha këto aktivitete nuk mjaftojnë. Jeta olimpike është e një dimensioni më të gjerë, të përditshëm dhe më të organizuar, që duhet të zhvillohet kudo anë e mbanë vendit. Një shoqëri që merret me sport është shoqëri e shëndetshme, me vullnet, me virtyte dhe qëndron larg vesit dhe dëshpërimit. Duhet të dalim nga qorrsokaku në kuptimin dhe vlerësimin e sportit dhe olimpizmit sportiv, të cilët nuk janë aktivitete profesionistësh, që pjesa tjetër e shoqërisë u dashkërka thjesht t'iu konsumojë performimin si çlodhje, thjesht duke parë garat në stadiume apo pallate sportesh, ose shtriqur në divan duke i parë në televizor. Olimpizmi është nga aktivitetet më të vjetra që nga themelet e civilizimit njerëzor, pellazgjik-parahelen dhe më tej atë helen, që në vitin 776 para Krishtit organizoi të parat lojëra olimpike që shënojnë edhe themelimin e shtetit helen. Në këto ditët e fundit zjarri me raketa mes palestinezëve dhe hebrenjve përbën një shqetësim ndërkombëtar, por mendohet që paqja mes njerëzve, zbrazja e tyre nga urrejtja, mund të realizohet nga një ndeshje futbolli mes dy ekipeve kombëtare respektive. Olimpizmi është edhe sot një medium që ndal luftën dhe shenjtëron jetën e gjallë aktive dhe marrëdhëniet gjithëpërfshirëse.
Në letrën që ish-presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zoti Avery Brundage u dërgonte anëtarëve të komitetit me 12 prill 1967 shkruante: "Le ta bëjmë një ditë Olimpian e vjetër Mekën e Olimpizmit". Me këtë përcaktim hidhet dritë mbi dy aspekte shumë të rëndësishëm. Olimpizmi është një lëvizje, që qysh nga gjeneza e ka tempullin e vet. Atje duhet shkuar në pelegrinazh, sepse nuk takohet thjesht një ansambël arkeologjik muzeal, por shikohen së gjalli monumente dhe objekte që rrëfejnë sesi nisi, pse nisi dhe si u projektua kjo lëvizje, që do t'i rezistonte kohës në një universalitet gati të habitshëm. Njerëzimi ka nisur dhe ndërtuar gjatë ekzistencës së vet forma të ndryshme komunikimi dhe mediume që kanë njohur kulme, por se shumë syresh janë zbehur dhe mpakur si edhe në rastet jo fatlume kanë humbur në kujtesë, ndërsa në rastin më të keq janë mbytur në haresë. Olimpizmi ka misionin e bashkimit njerëzor në emër të paqes dhe bashkëjetesës në klimën gjithëpërfshirëse të multikulturalizmit shpesh jo aq paqësor dhe koheziv. Olimpizmi sportiv është globalizmi më gjithëpërfshirës dhe më antipërjashtues, jashtë të cilit nuk mbetet më gjë tjetër! Por se olimpizmi ka edhe procesionin e vet që do të thotë se si në një pelegrinazh, sportistët dhe jo vetëm ata, nisen nga gjithë globi dhe shkojnë në tempullin e lojërave që është stadiumi dhe fshati olimpik, ku zhvillohen lojërat. Rasti i fundit i këtij viti me Lojërat Olimpike në Londër tregoi edhe një herë që olimpizmi dhe lojërat olimpike janë një autoritet global para të cilit gjithçka tjetër hesht në adhurim e përkulet në respekt. Atje shkoi Mbretëresha, simboli identitetit shtetëror politik britanik, atje ishte agjenti 007, që këtë vit mbushi gjysmë shekulli nga krijimi, atje ishin Beatles me hijen e Xhon Lenon dhe zërin e "Imagine", çka treguan se olimpizmi sportiv, si atëherë kur u krijua edhe në ditët tona është sport dhe gëzim, performimi dhe përshëndetjet në adhurim të tij prej të gjithëve nga politika deri tek arti, treguan se olimpizmi bën edhe me veten, format e tjera të krijimit dhe aktivitetet e ndryshme nuk bëjnë dot pa të. Edukimi Olimpik dhe Akademizmi Olimpik vijnë gjithashtu pa ndërprerje qysh nga gjeneza e tyre, sepse edhe në "Olimpian e Vjetër" duken ende gjurmët e palestrës ku atletët stërviteshin para se të hynin në garë. Është aty faltorja ku pjesëmarrësit u faleshin zotave. Janë ende edhe gurrët me emrat e fituesve. Janë 7 dhomat e zërit që krijonin harmoninë, në hyrjen për në pistën e vrapimit. Imagjinoni sprintierin Bolt "njeriun erë", këtë Hermes modern, duke vrapuar atje dhe gjithçka plekset dhe tretet në një gjithëkohësi frymëzuese. Por se të gjithë kemi nevojë të vrapojmë një herë në jetë së paku. Unë e kam provuar dhe pas asaj dite kam brenda vetes më shumë pozitivitet. Por se nxënësit e shkollave tek ne në Shqipëri nuk shkojë në ekskursion në Olimpia, a thua se ajo është në një tjetër planet dhe jo këtu pranë. Nuk studiohet në shkolla që olimpizmi ka origjinë pellazgjike dhe se Homeri thoshte uljëmb-dhe jo Olimpi, që do të thoshte u-ul-bë, çka nënkuptonte uljen tektonike të njërës prej majave të malit të Olimpit, që mori formën e morfologjisë së një froni ku thonë se u ul Zeusi! Mungesa e edukimit me kulturën e antikitetit, po i lë brezat e rinj me një formim të cekët dhe të pamjaftueshëm. Nuk ka lëvizje olimpike pa akademizëm olimpik dhe anasjelltas. Studimet e para të Akademizmit Olimpik janë realizuar në mënyrë të plotë dhe shkencore në gjysëm e parë të viteve '70-të shekulli XX. Është teza e doktoraturës e Norbert Müller, e cila u pranua në vitin 1975 në Universitetin e Graz-it. Autori ka realizuar rreshtimin shkencor të burimeve të hulumtuara në lidhje me historinë e Akademive Olimpike në rrafsh ndërkombëtar, që do të merrte nisje prej rigjallërimit të lojërave olimpike dhe vendosjen e tyre në kuadrin e zhvillimit olimpik si: Sistem FILOZOFIK dhe Sistem EDUKIMI. Cilët janë gjymtyrët e këtij trupi filozofik? Është filozofia e paqes, që është njëherësh edhe filozofia e jetës (Ndërprerja e luftës dhe ndeshja në një konkurrim sportiv). Filozofia e bashkëjetesës në diversitet, sepse sportistët vijnë nga vende të ndryshme me kultura, civilizime dhe besime fetare të ndryshme. Filozofinë e tolerancës, ta pranosh të ndryshmen pa përjashtim, sepse ajo është për ty e tillë dhe ju jeni për të po ashtu gjithë po aq. Kjo lyp kulturë dhe zbatimin e logjikës së: të barabartë si të ndryshme. E gjejmë këtë qëndrim tek filozofia e Heraklitit, por edhe tek budizmi. Olipmizmi mbjellë në vetëdijen njerëzore filozofinë e zhvillimit si konkurrim, si garë me rregulla dhe jo si betejë lufte e ushqyer nga paganizmi shpagues. Filozofia e ndryshimit është produkt konstant i edukimit olimpik, sepse olimpizmi prodhon energji pozitive, e bën njeriun më optimist, më kërkues ndaj vetes, më të përgjegjshëm dhe me social.
Janë të rralla veprimtari të tjera që mund të bëjnë realitet një ndryshim me një impakt të tillë. Në aspektin e edukimit olimpizmi realizon tek njeriu formimin e qëndrueshëm, sepse është punë e organizuar që fillon qysh në fëmijëri dhe që edukon disa principe aksiomatike si: Sporti dashurohet dhe ndaj ushtrohet dhe jo ushtrohet që të dashurohet. Edukimi olimpik nis në shkollë. Një sistem shkollor pa edukim sportiv dhe frymë garimi e olimpizmi është një sistem i mangët. Masivizimi është kusht për frymën demokratike dhe ushqimin e prirjeve, qëmtimin e talenteve dhe zbulimin e gjeniut. Por se tek ne këta vitet e fundit edukimi fizik në shkolla është varfëruar mjerueshëm, ndërsa në universitete, kundër çdo logjike dhe përvoje, edukimi fizik dhe ushtrimi me sporte është ndaluar fare si në rastin e një (para) gjykim ndaj një herezie. Eksperienca amerikane dhe jo vetëm tregon se ata që merren me sport në kolegje apo universitete fitojnë bursa dhe se sportistët olimpikë dalin nga aktivitetet universitare. Rinia jonë universitare ka mbetur peng e "pub"-eve, jetës boshe pa motive, viktimizimit me drogat dhe jetën e pakontrolluar seksuale, deri në krime aq të tmerrshme të para në hapësirat rurale dhe urbane të vendit. Edukimi sportiv me trajnim të specializuar është forma më e lartë e edukimit. Një sportist olimpik nuk krijohet në një ditë, as në një muaj dhe në një vit. Duhen vite dhe mund, sakrifica dhe energji e derdhur.
Edukimi vullnetit dhe mbajtja gjallë e frymëzimit dhe e përkushtimit e bëjnë njeriun të jetojë me emocion, por edhe të provojë gëzimin e përligjur që vjen falë suksesit. Aktivitetet sportive të zhvilluara në bazë shkolle dhe mes shkollave, modeli i sotëm amerikan, koha e zënë me sport është kohë e shëndetshme shoqërore. Ky edukim është sistem imunitar, që nuk të lë si njeri të infektohesh nga veset dhe degjenerimi në jetën individuale dhe atë sociale. Komunitetet që jetojnë edhe me olimpizëm sportiv kanë jetë dinamike. Ndërsa familjet, fëmijët e të cilëve janë të angazhuar me sport, janë familje me gjallëri dhe kohezion të brendshëm, aq i nevojshëm në një jetë me stres. Aktivitetet sportive të profesionistëve dhe akademitë e ekipeve zinxhirë janë kantieret e punës që zgjat me vite. Në to kërkohen fëmijë që shkojnë mirë me mësime në shkollë, sepse sporti është një investim i gjatë në kohë, ndaj njerëzit që merren me të, e në veçanti në sportet kolektive, lypen njerëz me moral, frymë solidariteti dhe shpirt sakrifice. Njeriu i shkolluar ka formimin që të kuptojë më mirë detyrimet që rrjedhin nga programet stërvitore, të cilët bëhen gjithnjë e më shumë të bazuara në parime dhe kritere shkencore. Edukimi shkollor dhe kultura e mban përgjithësisht larg të riun nga vesi rrugës dhe jeta pa motiv. Gjithçka ndodh në kohë, atëherë ajo duhet zënë me produktivitet dhe jo të çekuilibrohet si kohë vetëm për sportin, sepse të tjerat nuk vlerësokan. Ka shumë raste të sportistëve elitarë, që tregojnë se në adoleshencën e tyre, nëse nuk do të merreshin me sport do të kishin përfunduar në burg. Si edhe ka raste që sportistë elitarë janë të suksesshëm edhe në fusha të tjera dhe kanë bërë goxha karrierë, pasi janë larguar nga sporti aktiv. Niveli më i lartë i edukimit është Akademizmi Olimpik. Të ndërtosh një Akademi Olimpike është e udhës që të mësosh nga përvojat më të përparuara, sepse duhen disa strumbullarë si: Parime të qarta dhe vizion afatgjatë. Kushte dhe mbështetje financiare. Elita akademike dhe njerëz të përkushtuar. Bashkëpunim i akademizmit olimpik me akademizmin universitar të specializuar për sportet dhe në fusha të tjera gjithë po aq. Shkëmbime interaktive me akademi të tjera dhe me forume ndërkombëtare. Akademizmi sportiv është i ndërtuar me kritere, ku barten dy elemente strukturore bazike. Bibliotekën akademike dhe laboratorin në shërbim të ushtrimit sportiv të matshëm e të kontrollueshëm dhe prevenimin e "vrasjes së sportistit" nga dopingu. Para disa vjetësh çështja "Pantani" tronditi botën e çiklizmit dhe jo vetëm Italinë. Fundi tragjik i pedalistit që njihej me nofkën "pirat" ishte shokues. Së fundmi kemi rastin e turpshëm të Armstrongut, çiklistit amerikan që zhgënjeu shumë njerëz dhe prishi shumë ekuilibra. Tek ne ndodhi rasti me mjeshtrin e madh të nivelit botëror, peshëngritësin Erkan Qerimaj, i cili lëkundi jo pak themele, por që evidentoi se nuk ecet më kështu. Nuk mjafton të aderosh në një konventë ndërkombëtare antidoping. Ja edhe e ratifikove në Parlament. Ku është laboratori që ushtron këtë kontroll permanent, me qëllim të mbrohet sportisti dhe të respektohet Olimpizmi në parimin "faire play"? Konferenca e fundit Ndërkombëtare në lidhje me Akademizmin Olimpik u zhvillua në Berlin në shtator 2012. Akademia Olimpike në Shqipëri duhet të vërë në dispozicion materialet e konferencës, por edhe on-line mund të merren ose me seminare praktike divulgative. Ne duhet të njoftohemi se ç'është thënë atje. Duhen frekuentuar aktivitete që universitetet e sporteve në botë zhvillojnë në bashkëpunim me Akademitë Olimpike.
Psh. në prill një aktivitet të tillë zhvilloi Universiteti Delhit-Indi me temën Olimpizmi-dhe Business-i. Unë pata një ftesë, por askush ku trokita nuk gjeti motiv mbështetës për ndoca pará vetëm për biletën e avionit. Lidhur me zhvillimin e Akademizmit Olimpik mund t'iu sugjeroja modestisht edhe dy studime të tjera fondamentale. Është teza e PhD-s e Nina K. Papas mbrojtur në vitin 1978 në Universitetin e Ilinoisit në SHBA me titullin: "Historia dhe zhvillimi i Akademive Olimpike-në rrafsh ndërkombëtar" dhe libri i Konrado Durantez publikuar më 1998, që prezanton krijimin e Akademizmit Olimpik Ndërkombëtar si përfundim i një rruge të ndjekur nga Pierre de Coubertin titulluar; nga "Petagogjia tek Idetë Olimpike. Ëndrrat e Coubertin do të mund të implementoheshin institucionalisht në binomin:Olimpizëm dhe Edukim. Kjo është quajtur ndryshe "Simfonia Petagogjike e Coubertin-it". Qysh në hyrje të Kongresit të Sorbonës të vitit 1894 vendos ripërtëritja e traditës së Lojërave Olimpike njëherë në 4 vjet, nga qyteti në qytet deri tek lojërat e përgjithshme dhe me finalizim në Lojërat Olimpike Ndërkombëtare. Sipas Coubertin "olimpizmi" që ishte një neologjizëm i krijuar prej tij, në thelbin e vet është Lëvizja Olimpike që kulmon me lojërat olimpike, por që nuk fillon me to. Falë lojërave Olimpike realizohet rilindja, sepse në sajë të sporteve realizohet:"Formimi fizik, moral dhe intelektual i breznive të reja të shoqërisë", Coubertin ishte i bindur se Olimpizmi ka dimension filozofik dhe të edukimit. Olimpizmi i referohet dhe i shërben sistemit të vlerave të njeriut të edukuar, cilësive të tij morale, që ndryshe mund të quhet "feja e atletit". - E gjithë kjo përftohet prej edukimit olimpik, ky ishte "kulti maksim" i Coubertin! Qëllimi Olimpizmit sipas Coubertin, dhënë në testamentin e tij shpirtëror të vitit 1925-kur ai u tërhoq nga presidenca ishte: "Ideali edukimit ka si qëllim kryesor formimin integral të ekuilibrave tek qënia njerëzore". Këtë ai ua drejtoi atletëve të rinj të të gjithë botës. Ja fjalët e tij:"Olimpizmi mund të bëhet një shkollë për të mirat morale dhe të pastërtisë, gjithë po aq për edukimin e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë, por se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ngrihet në mënyrë të vazhdueshme koncepti i nderit atletik dhe në mënyrë të plotë niveli aftësive të muskulaturës". Këto fjalë duhet të jenë të shkruar në ço mur shkolle tek ne. Mirë do të ishte ta shkruanim edhe në ajrin e kohës, me qëllim që të mos vijojmë në këtë ngushticë ku kemi hyrë duke ecur në udhën jo të duhur. Një shoqëri e emancipuar nuk e tregon veten kur godet krimin dhe degjenerimin, pasi ai është bërë i kudotakuar, por kur e parandalon atë dhe "ilaç" më të mirë se olimpizmi sportiv sot për sot nuk ka! Këmbanat bien po veshët ku janë?! Ta gëzojmë 100-vjetorin e Pavarësisë me urimin që në lojërat e ardhshme olimpike në Brazil të valëvitet edhe flamuri i shtetit të Kosovës. Kur ngrihen flamujt olimpikë ulen flamujt e luftës dhe paqja pushton rruzullin, sepse jeta është pasuria më e madhe. Përmes olimpizmit mendoj se Kosova si shtet i pavarur do të njihet më shpejt ndërkombëtarisht! Veç një gjë është e domosdoshme të mbahet "vath në vesh". Olimpizmi edukohet çdo ditë me punë dhe investim, lojërat olimpike zhvillohen një herë në katër vjets!