E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi sot përpjekja e radhës për 3 ligjet

TIRANË- Parlamenti pritet të zhvillojë edhe sot seancën parlamentare, e cila konsiderohet si vendimtare për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Reforma parlamentare, ajo nësistemin e drejtësisë e administratën publike janë tri kushtet e KE për zyrtarizimin e statusit të vendit kandidat.

KUSHTET E BE
Në datën 10 tetor, Komisioni Europian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, por me kushtet që të shënohet progres në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe në reformën parlamentare, duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rendi i dites
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare.
2.Njoftim për miratimin e kalendarit 3 javor (26 nëntor – 14dhjetor 2012) të punimeve të Kuvendit.
3. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin shtesë të Nagoja- Kuala Lumpurit “Për përgjegjësi dhe dëmshpërblim të Protokollit të Kartagjenës për biosigurinë”,të Konventës së biodiversitetit”.
4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagojës “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që lindin nga përdorimi i tyre”,të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”
5. Projektligj “Për Agjencinë e Inteligjecës së Mbrojtjes”
6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikimeve”, të ndryshuar.
7. Projektligj “Për nëpunësin civil”
8. Shqyrtimi i propozimeve të reformës parlamentare.(Projektvendimi “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit”si dhe Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8550,datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”,i ndryshuar”)
9. Për votim: Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8588,datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”.
10. Përgjigje e pyetjve të deputetit Erion Braçe nga Ministri I Bujqësisë,Ushqimit dhe Mbrjtjes së Konsumatorit.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›