E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ollbrajt mbështet integrimin e Kosovës në BE

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medllin Ollbrajt ka shprehur mbështetjen për Kosovën dhe rrugën e saj të qartë në procesin e integrimeve evropiane.
 

Në një takim me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Ollbrajt ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përpjekjet për shtimin e njohjeve të reja për vendin.
 

“Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të vetmet pjesë që mungojnë për ta përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar dhe të lirë”, ka thënë ish-sekretarja amerikane e Shtetit.
 

Nga ana e saj, presidentja Jahjaga ka përmendur në veçanti nevojën që Kosova ka për të vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe me Aleancën Veriatlantike përmes programit të saj për Partneritet për Paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›