Olldashi: Asnjë lek borxh firmave ndërtuese

Deputeti socialist, Erion Braçe, i cili kërkoi interpelancën, theksoi se borxhi publik rrezikon falimentin e ekonomisë shqiptare.
“Qeveria refuzon te përballet, madje e përqesh. Po manipuloni shifrat e borxhit publik. Barra e borxhit po hidhet tek kompanite private në sektorin e ndërtimit. Duket borxh privat, por është thelbësisht publik”, deklaroi Braçe në Kuvend.
Në përgjigje, ministri i Transporteve, Olldashi theksoi se të gjithë kompanitë që kanë kryer deri më tani mbi 70% të punimeve, i kanë marrë 100% fondet e caktuara. Ai i konsideroi stisje të opozitës, të cilat sipas Olldashit vijnë nga ndërtimi i mbi 9 mijë kilometrave rrugë.
“Borxhi është zero dhe e gjithë përpjekja për të krijur histori borxhesh zgjatim i tryezës që mbajtët katër ditë më parë ku thatë trillime borxhesh. Zoti Braçe nuk është mirë të merreni me historinë e rrugëve. Është histori suksesi. Janë 9 mijë km rrugë. Realitet i patjetërsueshëm, nuk i fusni dot në xhep”, tha Olldashi. /S.Ll/Start/
2012-04-05 15:50