E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi Autostrada edhe ne Gramsh

Ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi ka zhvilluar nje takim me qytetaret e Gramshit ku i ka siguruar ata se nuk do te kete asnje devijim te autostrades Tirane-Elbasan per te shmangur kete qytet.

Olldashi eshte shprehur para banoreve se zerat per dvijimin e ketij segmenti jane hapur nga eksponente te opozites dhe jane krejtesisht te paverteta. Kreu i Transporteve tha se ndertimi i kesaj autostrade dhe disa segmenteve te tjera ne kete zone do te shkurtoje kohen e udhetimit nga gramshi ne kryeqytetin me 50 minuta.

Gjate takimit Olldashi ka akuzuar opoziten duke deklaruar se ndersa qeveria nderton rruge per Shqiperine deputetet e opozites ndertojne pallatet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›