PS Meta ka miratuar projektin ku eshte vila e tij

Partia Socialiste ka vijuar serish akuzat ndaj zevendeskryeministrit Ilir Meta per fshehje te pasurise se tij.
Ne nje konference per shtyp deputeti i PS-se Tauland Balla ka akuzuar Meten se ka miratuar projektin e ndertimit ne Gjirin e Lalzit ne kohen kur ai ishte kryeminister. Sipas tij Meta ka miratuar per ngritjen e nje pike turistike ne kete zone ku ndodhet edhe vila e padeklaruar e tij ne nje konflekt te paster interesi.
I bejme thirrje prokurorise te hetoje edhe konfliktin e paster te interesit te Metes dhe nese kjo prone ka kaluar permes dhurimit apo favorizimit theksoi Balla.
Gjithashtu Balla i beri thirrje ILDKP-se qe te hetoje lejen e ndertimit te viles se Metes ne kete zone pasi ne lejet e ndertimit te dhena eshte percaktuar nje siperfaqe prej 80-140 metra nderkohe qe vila e metes eshte qindra metra katore.