E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kapet 250 kg hashash

Rreth ores 1200 te dites se sotme policia e Vlores se bashku me anti drogen ka bere te mundur sekuestrimin e rreth 250 kg hashash te presuar te cilat ndodheshin ne nje kamioncine me targa te Vlores.

Kamioncina tip Mercedes Benc me targa VL 1449 D i cili po vinte nga qyteti i Sarandes eshte ndaluar nga anti droga e Vlores ne zonen e qafes se Dukatit kur kjo kamioncine ishte duke ardhur per ne Vlore. Nga burimet e policise se Vlores dhe ne rruge operative hashashi i presuar i cili ndodhej nen shasine e kamioncines vinte nga Lazarati dhe ishte i paketuar ne 250 pako me nga 1 kg secila.

Ne kete operacion te koduar Era e Malit jane vene ne pranga dy persona te cilet ndodheshin ne kete kamioncine te cilet jane nga qyteti i Vlores perkatesisht Andrea Gjika 35 vjec dhe Gezim Papa 36 vjec. Per te dy personat eshte prere masa e arrestit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›