Udhëtimi me autobus, tortura e verës
Vapa është një problem për shumë njerëz, por tortura më e madhe e këtyre ditëve të nxehta është lëvizja me autobusa. Në kryeqytet ky shërbim, nuk ofron as kushtet më minimale të lëvizjes qytetare. Autobuzat nuk kanë asnjë mundësi ajërimi, ndërsa shumë qytetarë, pretendojnë ajër të kondicionuar. Për më tepër gjithë këtë rrugëtim torturues, do të duhet ta kryesh në pjesën më të madhe të rasteve në këmbë, pasi vendet për t'u ulur janë mjaft të pakëta.
Higjena është një tjetër problem për transportin urban në kryeqytet. Sipas studimeve dhe analizave, autobuzat rezultojnë të jenë një burim i madh infeksionesh. Tashmë që në vend qarkullon edhe virusi i gripit të derrave, nuk do të bënit keq që kur merrni autobuzin të keni edhe një maskë mbrojtëse në rrugët respiratore.