E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Bashkia e Tiranës të paraqesë planin

"Shpresoj që të arrijmë të kemi më në fund edhe një plan rregullues për kryeqytetin", deklaroi ministri Olldashi të martën, gjatë prezantimit të planeve rregulluese të katër qyteteve të vendit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Lushnjës, në Hotel "Tirana International".

"Ka muaj që është bërë dhe mbahet në sirtar dhe shpresoj që njerëzit që mbikëqyrin planin e Tiranës e kanë tashmë kohën në dispozicion për të kryer procedurat për këtë plan dhe për ta çuar përpara", tha kreu i MPPTT-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›