E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë debatet në PS edhe pas Kongresit të jashtëzakonshëm

Në Shqipëri parlamenti i ri do të mblidhet më 7 shtator. Data u dekretua sot nga presidenti Bamir Topi. Ndërkohë vazhdon klima e tensionuar brenda partisë socialiste. Kandidati për garën e kreut të partisë Arben Malaj kofirmoi sot zyrtarisht tërheqjen, ndërsa anëtari i kryesisë Ben Blushi sulmoi zotin Rama për deklarimin e tij mbi bojkotimin e mundshëm të parlamentit duke thënë se kongresi i dy ditëve më parë nuk kishte marrë një vendim të tillë. Nga ana e tij zoti Rama ripërsëriti akuzat se Partia Demokratike është mbështetur gjatë fushatës nga të dënuar të cilët sipas tij u nxorrën nga burgjet me leje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›