E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, sot nis java anti-Danimarkë

Takimi do te luhet më 9 shtator në “Qemal Stafa”. Por faza përgatitore për këtë sfidë do të fillojë 9 ditë përpara, pikërisht sot.
 
Rreth mesditës do të nisë grumbullimi i kuqezinjve në Durrës, më pas do të zhvillojnë stërvitjen e parë në orën 18:00. Sipas burimeve pranë ekipit kombëtar, të gjithë futbollistët, përveç Lorik Canës, do të jenë të pranishëm që në seancën e parë.

Disa lojtarë kanë luajtur mbrëmë me skuadrat e tyre, ndaj grumbullimi është vendosur për nesër, në mënyrë që kontingjenti kuqezi të jetë i plotë që në momentin e grumbullimit. Futbollistët që luajnë në Ukrainë, Curri, Dallku, Januzi Agolli, Hidi dhe Bulku, duhet të ndërrojnë linjat për të mberritur në Tiranë, por gjithsesi, pritet të mbërrijnë në kohë, për të qenë në dispozicion të trajnerit Josip Kuzhe.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›