Olldashi Do ta rrezojme Ramen

Ndalesat e radhës së kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi kanë qenë Librazhdi, Rrogozhina dhe Kavaja.
Gjatë këtyre takimeve Sokol Olldashi tërhoqi vemendjen se demokratët nuk mund të presin që kundërshtari i tyre të bjerë vetë, por duhet ta rrëzojnë atë në përballjen e parë elektorale. "Ne nuk mund të presim që ata të bien vetë nga pushteti. Ne nuk mund të presim të humbasë Edi Rama. Jo, ne nuk do të presim. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën. Por që të rrëzojmë Edi Ramën duhet domosdoshmërit të bëjmë disa ndërhyrje: Duhet një betejë e tmerrshme opozitare në Parlament, por me një strukturë të balancuar, të vënë edhe nën përgjegjësi, edhe mbi stimul dhe të inventarizuar me kontributet e gjithësecilit, në mënyrë që Partia të jetë e drejtë me gjithësecilin. Këto ndërhyrje e bëjnë Partinë Demokratike dinamike, e bëjnë dominante në terren, e bëjnë absolutisht një makineri që nuk ka asgjë që ta ndalë. Dhe nëqoftëse mekanizimi do të funksionojë dhe ne, që në ditën e pare do të bëjmë një betejë të jashtëzakonshme opozitare në Parlament, unë jam i bindur që ne rikthehemi fitues në përballjen e parë elektorale që kemi me kundërshtarin tonë, në zgjedhjet lokale të vitit 2015," tha Olldashi. Në bisedë me strukturat e Partisë Demokratike në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, Sokol Olldashi foli për paketën e ristrukturimit të institucioneve të PD-së dhe për aksionin opozitar. Ndërkaq, kandidati tjetër Lulzim Basha është ndalur në Leskovik, Përmet dhe Paskuqan, ku ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e partisë. Zoti Basha e ka konsideruar si një nga arsyet e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, mungesën e vëmendjes dhe mirënjohjes ndaj anëtarësisë së PD si dhe garantoi se si kryetar i PD, do të mbajë një kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës, me çdo anëtar e militant të PD-së. “Një gjë mund t’ua them sot, jo si konkluzion por si mendimin tim personal, si zërin tim individual, si anëtar i PD, se një ndër arsyet e humbjes ka qenë mungesa e vëmendjes dhe mungesa e mirënjohjes ndaj anëtarëve dhe militantëve të PD, ndaj dhe pika e parë e asaj që duhet të bëjmë si parti politike është të korrigjojmë këtë gabim dhe ta nisim duke bërë të mundur, që në bazë të kontributit të çdo anëtari nga dita e parë e themelimit të partisë e deri më sot të vlerësohen edhe meritat, sot në opozitë dhe nesër në pushtet. Personalisht angazhohem, nëse më besohet kjo detyrë e lartë, që të mbaj një kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetës, me çdo anëtar e militant të PD," tha Basha. Sipas Bashës, mazhoranca e re ka nisur që sot të zmbrapset nga premtimet e saj, me pretendimin se projekti i saj është për 8 vjet dhe jo për katër. Sipas Bashës Partia Demokratike duhet të jetë gati të rikthehet si mazhoranca e shpresës, për ëndrrat dhe aspiratat shqiptarëve”. Po ashtu, Basha ka theksuar se Partia Demokratike do të jetë në qendër të një opozite të gjerë, përballë rilindjes se mashtrimit. / Top Channel