Fier, merr flakë autoboti i naftës, rrezikohet pika e karburantit
Një autobot nafte është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Marinëz të Fierit, duke rrezikuar edhe një pikë karburanti që ndodhej shumë pranë saj.
Fatmirësisht brenda autobotit nuk gjendej një sasi e madhe nafte dhe kjo ka bërë që flakët të përfshijnë vetëm zyrat e pikës së karburantit, për tu shuar më pas brenda disa minutave nga forcat e zjarrfikëseve.
Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.
2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Fier, merr flakë autoboti i naftës, rrezikohet pika e karburantit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email