Olldashi: Mediat e Irfan Hysenbelliut shantazh ndaj meje

Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati në komunën e Dajtit në Tiranë, ku mësohet se ndërtues është një nga pronarët e dy të përditshmeve në vend. Akuzat ndaj Olldashit të ngritura në këto media, kanë sjellë edhe reagimin e këtij të fundit, i cili thekson se këto media po i bëjnë shantazh.
Më poshtë po japim reagim e Olldashit, ashtu sikurse një ditë më parë pasqyruam akuzat në drejtim të ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, sipas të cilave ai kishte dhënë një leje një kompanie të vetme për sjelljen e internetit në Shqipëri, duke krijuar monopol përreth 40 vite.
-------------------------
Në datën 5 shtator 2011, pra dy ditë përpara, Inspektoriati Kombëtar Urbanistik, ndërmori një kontroll rutinë, në komunën e Dajtit, për të verifikuar ligjshmërinë e ndërtimeve që po zhvilloheshin në territorin e kësaj komune.
Ndër konstatimet e këtij kontrolli rutinë, të Inspektoriatit, ishin disa ndërtime që kryheshin jashtë kushteve ligjore, për të cilat u ndoqë procedura që ndiqet gjithëmonë, pra u mbajt procesverbali përkatës në përputhje me ligjin me të cilin vepron Inspektoriati.
Një ndër këto ndërtesa është (kjo që unë do t’ju tregoj ju) një pallat i sapo nisur në kushte tërrësisht të paligjshme, në një territor që nuk figuron as në vijën e verdhë të bashkisë Tiranë, as në vijën e verdhë të komunës Dajt, por që gjendet në tokë buqësore, pa një plan rregullues, pa një studim pjesor.
Ky pallat, po të shohim edhe tabelën që ka të vendos, i përket si investitor “Egnatia Grup”.
“Egnatia Grup”, sipas ekstraktit të QKR-së, i përket 100% në pronësi z. Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetës Panorama dhe i grupit Mediatik “Focus”, ku bën pjesë gazeta Shqiptare dhe Televizioni News 24.
E ritheksoj, kontrolli rutinë u bë në datën 5 shtator. Menjëherë të nesërmen dhe në vijim, nga gazeta në posedim të z. Hysenbelliu ka nisur një fushatë denigrimi, shpifjesh të pavërtetash kundër ministrit të Punëve Publike, personalisht kundër Sokol Olldashit.
Së pari, sqaroj që nuk kam dhënë urdhër as për ngritjen as për prishjen e asnjë godine të as një ndërtuesi, qoftë ky edhe botues. Thjeshtë si në cdo rrethanë tjetër kam kërkuar, nga institucionet në varësi të ministrisë së Punëve Publike, respektimin rigoroz të ligjit.
Inspektorati Ndërtimor Ndërkombëtar nuk ka qënë duke bërë asgjë tjetër vecse një kontroll rutinë në territorin e komunës Dajt, sikurse e bën këtë veprimtari gjatë 365 ditëve të vitit, sepse kjo është detyra e vet ligjore.
Fushata e shpifjeve, që nisi menjëherë në organet në zotërim të këtij ndërtuesi, e cila I ngjanë më shumë një shantazhi, nuk ka as një shans të funksionojë. Nuk ka as një shans që me fushata të tilla që i ngjajnë një shantazh me shpifjetë tilla të mund të kërcënohet një institucion, qoftë ky inspektoriati, qoftë ky institucioni i ministrit të Punëve Publike.
Unë do të vazhdoj të kërkoj nga të gjitha hallkat e ministrisë së Punëve Publike respektimin e ligjit. Për sa kohë që mazhoranca dhe Kryeministrim më besojnë këtë detyrëm do të vazhdoj vetë i pari të zbatoj rigorëzisht, reptësisht ligjin, dhe të njëjtën gjë do ta bëj edhe kundrejt zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur, të cilat sapo i përmenda.
Më konkretisht, i jam drejtuar sot me një letër Prokurores së përgjithshme, z. Ina Rama, për ti sugjeruar, fillimin kryesisht të hetimeve për gjithçka është botuar në këtë gazetë. Pra i kam kërkuar fillimisht hetimin e gjithçkaje thuhet për mua. Së dyti, kam dorëzuar kallëzim penal kundër botuesit dhe ndërtuesit, Irfan Hysenbelliu, për shpifje për shkak të detyrës. Së treti, i jam drejtuar gjykatës së Tiranës për padi civile për dëm jopasuror kundër imazhit tim. /S.Ll/Start/
2011-09-08 08:40