E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Po punohet për kontrollin doganor

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, së bashku me institucionet e Kosovës, po i shqyrton detajet konkrete të vendosjes së sërishme të kontrollit doganor në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.

Së bashku me institucionet e Kosovës po punojmë në vendosjen e kontrollit normal doganor në të dy vendkalimet, ndërsa detajet konkrete janë në shqyrtim e sipër, ka thënë zëdhënësi Hauton, raporton agjencia Beta.

Këto komente ai i bëri pasi ishte pyetur për paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se marrëveshja për vulat doganore do të filloj të zbatohet më 16 shtator.

Dje zoti Thaçi tha se doganierët e Kosovës do të jenë edhe në pikat 1 dhe 31 dhe do të jenë udhëheqës të doganës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›