Olldashi-Mujezinovic Operatoret boshnjake te perdorin portet shqiptare

Tirane 7 tetor NOA - Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi zhvilloi sot nje takim me kryeministrin e Federates se Bosnje-Hercegovines Mustafa
Mujezinovic i cili shoqerohej ne kete vizite nga disa ministra te kabinetit te tij nder te cilet edhe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Nail ekanovic.
Takimi perkonte me nje nga ditet me te shenuara per te dy vendet pasi sot Parlamenti Europian mori vendimin per heqjen e vizave cka mundeson levizjen e lire te qytetareve ne zonen Shengen.
Ne fjalen e tij kryeministri Mujezinovic shprehu kenaqesine e tij per lidhjet e ngushta qe ekzistojne midis dy popujve si dhe kerkoi qe ky bashkepunim te shtrihet ne te gjitha fushat e tjera kryesisht ne ate te transportit dhe te turizmit.
Ne vijim te kesaj ideje te dy ministrat e Transportit folen konkretisht mbi zhvillimin e marredhenieve ne kete fushe duke u fokusuar ne ndertimin e autostrades Adriatiko-Joniane lidhjes hekurudhore permes Malit te Zi si dhe shfrytezimit te porteve shqiptare nga ana e operatoreve boshnjake pasi ministri Olldashi theksoi se tarifat qe
ofrojne portet shqiptare jane me te favorshmet ne rajon.
Njekohesisht ata vleresuan edhe rendesine e zhvillimit te transportit ajror ndermjet dy vendeve per te bere te mundur ne nje te ardhme te afert udhetime direkte ajrore te cilat do te lidhin Tiranen me Sarajeven dhe anasjelltas.
U ra dakort qe bashkepunimi ne te gjitha keto fusha te konkretizohen permes takimeve te eksperteve ne nivel teknik.
n.e/NOA