Berisha Optimist per vendimin e Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE ne nentor

Sot eshte nje dite krenarie per mbare qytetaret shqiptare. Data 7 tetor e vitit 2010 dita ne te cilen Parlamenti Europian votoi per heqjen e vizave per shqiptaret do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone si ngjarja me madhore ne udhen e tij te mundimshme shekullore drejt Europes si zhvillimi me i madh pas shembjes se diktatures se eger komuniste per lirite dinjitetin e shqiptareve dhe procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian.
Nga Sali Berisha
Ky votim i ligjvenesve te 27 kombeve anetare te BE-se ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjeve mbinjerezore per liri dinjitet dhe integrim europian te kombit qe vetem dy dekada me pare ishte dhe kombi me i izoluar me i vetmuar me i vetharruar dhe harruari planetit te kombit qe vetem 20 vjet me pare rrezimin e perdes se hekurt do ta shenonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij barbarisht dhe teresisht i shkaterruar nga diktatura me e pameshire e kohes.
Ky vendim eshte njekohesisht edhe votebesimi me i fuqishem me suprem i tempullit te demokracise europiane perfaqesuesve ligjvenes te 27 vendeve anetare te BE-se ndaj suksesit te reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare.
Ky votebesim historik u be i mundur para se gjithash dhe mbi te gjitha nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar cmontimit dhe vendosjes para ligjit te mafies dhe boseve te saj te mbi 200 bandave te krimit te organizuar qe kontrollonin porte aeroporte qytete qarqe te tera te vendit dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje nder vendet me te sigurta ne rajon e me gjere.
Ky vendim epokal per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit lufta per te cilen qeveria u njoh si kampione per reformat e saj te medha por po ashtu edhe per vendosjen para ligjit te qindra zyrtareve te korruptuar. Ky votebesim historik i Parlamentit Europian ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per shqiptaret u be i mundur vetem e vetem nga anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikutte Veriut shnderrimi i saj ne nje vend qe eksporton siguri dhe stabilitet ne vende te tjera.
Vota e sotme e Parlamentit Europian u be e mundur nga zgjedhjet e lira dhe te ndershmete 28 qershorit te respektimit dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te njeriut zgjerimi i tyre respektimi i plote i te gjitha lirive politike dhe lirive tjera ne Shqiperi. Votebesimi historik i sotem i parlamentareve perfaqesues te te gjitha kombeve anetare te BE-se u be i mundur vetem e vetem me reformat e thella dhe te gjithanshme qe qeveria ndermori ne fushen e regjistrit dhe zyrave te gjendjes civile dokumenteve te identitetit te qytetareve shqiptareve te cilat bene qe ata sot te disponojne pasaportat biometrike dhe leternjoftimet me moderne te kohes.
Votebesimi me i madh i Parlamentit Europian per Shqiperine dhe shqiptaret u be i mundur vetem e vetem nga nenshkrimi dhe zbatimi i dhjetera marreveshjeve me vendet anetare te BE-se vendosja e sistemeve me moderne te kontrollit te kalimit te kufirit te analizes se riskut aplikimit te standardeve me te mira te emigracionit dhe ripranimit.
Pa te gjitha keto reforma dhe suksesin e tyre votimi i sotem nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave do te ishte nje horizont i larget per Shqiperine dhe shqiptaret.
Por vendimi i sotem u be i mundur nga vleresimet e Komisionit Europian eksperteve te shumte te Komisionit dhe vendeve anetare mendimeve dhe vleresimeve te tyre te drejta objektive dhe te ndershme per suksesin e reformave ne Shqiperi dhe plotesimin nga autoritetet shqiptare te kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave.
Natyrisht ky votebesim u be i mundur edhe nga fisnikeria ndjenjat miqesore dhe respekti per Shqiperine dhe shqiptaret i parlamentareve perfaqesues te vendeve anetare te BE-se.
Ne kete kontekst parlamentaret europiane shprehen sot respektin njerezine por dhe miqesine e tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.
Ndaj dhe une sot ketu para jush dua ti shpreh mirenjohjen time me te thelle Komisionit Europian per propozimin e tij per heqjen e vizave per Shqiperine Parlamentit Europian qe me votimin e tij historik per shqiptaret mbeshteti sot kete propozim te Komisionit nje mirenjohje te vecante dua ti shpreh Kryetarit te Parlamentit Europian kryetareve te grupeve parlamentare te Parlamentit Europian raportueses per Shqiperine kryetarit dhe anetareve te nenkomisionit per Shqiperine ne Parlamentin Europian te komisionit te Jashtem dhe komisionit te Lirive Civile miqve te shquar te Shqiperise dhe shqiptareve ne kete parlament te gjithe deputeteve qe mbeshteten fuqishem me 538 vota propozimin ne seancen plenare per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare mirenjohjen me te thelle atyre dhe vendeve te tyre por edhe garancite me te medha e me te plote te qeverise shqiptare per trajtimin e te gjitha kushteve te udherrefyesit si nje proces per tu konsoliduar gjithnje e me shume si nje program te vertete dhe te vazhdueshem per qeverine dhe autoritetet shqiptare.
Une gjithashtu nje falenderim dhe mirenjohje te thelle dua tu shpreh atyre qindra dhe mijera punonjesve te administrates shqiptare qe me punen perkushtimin profesionalizmin e tyre bene te mundur reformat dhe suksesin e tyre plotesimin e kushteve te udherrefyesit qe sollen votebesimin e sotem per Shqiperine.
Por une do ta mbyll kete konference duke shprehur falenderimin me te perzemert mirenjohjen me te pakufishme ndaj qeverive dhe taksapaguesve te vendeve anetare te Bashkimi Europian Komisionit Europian qeverise dhe taksapaguesve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te tjera mike qe me bujarine dhe ndihmat e tyre prej miliarda eurosh ne mijera e mijera projekte gjate gjithe ketyre viteve bene te mundur suksesin e reformave ne Shqiperi dhe vendimin e sotem historik te ligjvenesve europiane per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve per levizjen e tyre te lire ne mbare Europen.
Deklarata pershendetese per votimin pozitiv te Parlamentit Evropian mbi heqjen e vizave