Olldashi: Nano, i pastrehë në shtëpitë e ish-pronarëve

Ministri Olldashi
Akti normativ, alternativat për ata që smund të paguajnë dot kredinë.
Ka shumë emra që i kanë liruar shtëpitë, por janë në listat e EKB
Komisioni parlamentar i Integrimit Europian miratoi dje vetëm me votat e maxhorancës aktin normativ të qeverisë, që detyron lirimin e banesave për pronarët e ligjshëm nga qytetarë të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara. Opozita në Komision ka deklaruar votën kundër, duke e konsideruar aktin normativ si një tentativë për të përjashtuar nga procesi të majtët. Sekretari i Grupit të PS-së, Taluant Balla, kërkoi nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi, që të tërhiqte aktin normativ dhe të sillte në Kuvend një projektligj normal. Por sipas Olldashit, opozita nuk e voton aktin normativ sepse e konsideron kontingjentin e të pastrehëve si elektorat të PS-së.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)