E Diel, 1 Nëntor 2026

Albpetroli, Haxhinasto: Jemi në fazën e verifikimeve

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto ka deklaruar sot se procesi i privatizimit të Albpetrol-it, është në fazën e shqyrtimit të ofertave dhe pas kësaj do të merret vendimi për kompaninë fituese.
 

“Komisioni do shqyrtojë ofertat e kompanive dhe shumë shpejt do të merret edhe vendimi.”- u shpreh ministri.
 

Këto deklarata, kreu i METE-s i bëri gjatë inspektimit në HEC-in e Ashtës të cilin e ka cilësuar si një investim të rëndësishëm për rrjetin hidronergjik shqiptar. Ai ka theksuar gjithashtu se qeveria shqiptare po shqyrton mundësi për ndërtimin e HEC-eve të tjera në vend.

Gjithashtu Haxhinasto theksoi se situata hidrike në vend është nën kontroll dhe po monitoriohen nivelet e tre liqeneve duke shtuar se në stinën e vjeshtës do ketë përmirësim të niveleve të tyre.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›