E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Nuk i kemi asnje borxh kompanie te ndertimit

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi deklaroi se dikasteri që drejton nuk u ka asnjë borxh kompanive të ndërtimit të rrugëve, përkundrejt akuzave të deputetit socialist Erjon Braçe i cili kishte thirrur në interpelancë ministrin.
Sips Braçes borxhi publik është identifikur prej dy vitesh si rreziku më i madh për ekonominë shqiptare dhe për shkak të tij rrezikojmë falimentin.
“Qeveria refuzon te përballet, madje e përqesh. Po manipuloni shifrat e borxhit publik. Barra e borxhit po hidhet tek kompanite private në sektorin e ndërtimit. Duket borxh privat, por është thelbësisht publik”-deklaroi deputeti socialist.
Ndërsa Olldashi citoi të gjitha kompanitë që në rrugët e vendit kanë përfunduar mbi 70% të punimeve dhe që kanë marrë 100% të fondit. Sipas ministrit opozita e Edi Ramës duhet të gjejë një tjetër front beteje pasi ndërtimi i 9 mijë km rrugë gjatë qeverisjes është histori suksesi
“Borxhi është zero dhe e gjithë përpjekja për të krijur histori borxhesh zgjatim i tryezës që mbajtët katër ditë më parë ku thatë trillime borxhesh. Zoti Braçe nuk është mirë të merreni me historinë e rrugëve. Është histori suksesi. Janë 9 mijë km rrugë. Realitet i patjetërsueshëm, nuk i fusni dot në xhep”-deklaroi Olldashi
Socialistët u investuan gjatë punimeve të Kuvendit në një debat të gjatë lidhur me projekt-ligjin për Shoqëritë e bashkëpunimit gjyqësor. Mazhoranca dhe opozita debatuan mbi politikat bujqësore dhe investimet në zonat rurale, ndërsa ligji u miratua pas asnjë votë kundër dhe 129 pro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›