Pensionet ne posta zhduken radhet e gjata te pensionisteve
Rregullat e reja të vendosura nga Posta Shqiptare për të tërhequr pensionin, kanë rezultuar praktike dhe të favorshme për pensionistët. Kamera e ABC neës ka bërë një vëzhgim në dy prej pikave postare, të cilat janë cilësuar në media si më problematiket, në pikën numër 46 dhe në atë numër 32, në kryeqytet.
Por në këto pika, gjetëm një situatë krejt normale: askush që priste në radhe dhe pensionistë të kënaqur, që mund të marrin pensionin e tyre në datat e caktuar. Për mikrofonin e ABC News, qytetarët shprehen të kënaqur me reformën që po kryen posta shqiptare, që konsiston në realizimin e një grafiku, ku shfaqen emrat dha datat e caktuara, kur një pensionist duhet të tërheqë pagesën e pensionit.
Po ashtu, punonjësit e pikave postare tregojnë për një situatë normale, me të cilën pensionistët po mësohen dhe po ndihen më komodë.
Që prej fillimit të këtij viti, Posta Shqiptare ndërmorri një reformë, që konsiston në hartimin periodik të një grafiku, me emrat e pensionistëve dhe datat përkatëse, kur ata duhet të tërheqin fondin e pensionit. Në fillim kjo situatë ishte e paqartë për qytetarët, por tashmë duket se ata janë përshtatur më së miri.