Olldashi: Po negociojmë për ndërtimin e aeroportit në Kukës

Ministri Transporteve Sokol Olldashi tha sot para mediave se është duke u negociuar për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. "Po arrijmë një përfundim pozitiv nga negociatat me "Tirana Airport Partners", për heqjen e klauzolës së ekskluzivitetit, duke i hapur rrugë kështu edhe vënies në funksion të aeroportit të Kukësit, tashmë i ndërtuar. Jemi në momenti e duhur për të hapur disa perspektiva përsa i takon transportit ajror", deklaroi ministri i Transporteve, gjatë punimeve të Konferencës së Dytë të Investimeve të Huaja që po mbahet në Tiranë. Kushtet e kontratës me koncesionarin TIA do të na lejojnë të negociojmë me ta çështjen e ekskluzivitetit", tha Olldashi, ndërsa shtoi se "kjo do të thotë që do të kemi mundësi të vëmë në funksionim një aeroport tashmë të gatshëm, atë të Kukësit, në veri të vendit ndërtuar me fondet e Emirateve të Bashkuara" tha Olldashi. Po ashtu ai deklaroi se në këtë mënyrë krijohen mundësinë që të hidhet në treg ndërtimi i një tjetër aeroporti në jug të vendit, në Sarandë, i destinuar krejtësisht për zonën turistike të bregut.
...