E Diel, 1 Nëntor 2026

Parandalimi i pastrimit të parave, njësia e Inteligjencës Financiare akuzon prokurorinë për mungesë bashkëpunimi

Prokuroria e përgjithshme jo gjithnjë u përgjigjet denoncimeve të Drejtorisë së Parandalimin te Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Ky ka qenë shqetësimi që Njësia e Inteligjencës Financiare e Republikës së Shqipërisë ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Drejtori Arben Doçi ka bërë të ditur se pas denoncimit nuk dihet më asgjë për ata që akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Si njësi informuese- inteligjence, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave u jep informacion agjencive të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë, por dhe mund të bllokojë pasuritë e konsideruara të papastra. Me një performancë të ulët në vitet e kaluara, Njësia e Inteligjencës Financiare ka shtuar numrin e denoncimeve për evazion fiskal dhe pastrim parash nga 7 në vitin 2007, në 180 në këtë vit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›