Olldashi: Procesi i votimit, i deformuar. Tensioni i strukturave i panevojshme
Sokol Olldashi e ka cilësuar si të deformuar procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Partisë Demokratike.
Në një konferencë për shtyp, Olldashi është shprehur se në ditën e votimit kishte shumë probleme, pasi shumë anëtarë nuk e gjetën veten në lista, ndërkohë që ditët e fundit shumë të tjerë u shtuan në lista.
Qartësoj pozicionin tim ndaj tij, zgjedhja u bë mes një procesi të deformuar, nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe ato nuk u vunë në dispozicionin tim. Dita e djeshme provoi se mijëra demokratë nuk gjeten emrat në listë, ndërsa shumë të tjerë u shtuan, shpresoj që pas votimit të anëtarësohen në parti tha Olldashi.
Sipas tij, procesi nuk mbeti jashtë ndikimeve, kryetarë lokalë u përfshinë në të në mënyrë të njëanshme.
Tensioni i strukturave i panevojshme, energji e tepërt e harxhuar brenda nesh që duhet të ishte harxhuar në 23 qershor, një gabim theksoi Olldashi.