Vrasja e Qerim Malokut, Gjykata e apelit liron nga akuzat Ilir Xhakjan
Gjykata e Apelit në Durrës liron nga akuzat për vrasjen e Qerim Malokut, Ilir Xhakjan.
Edhe pse prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg për Xhakjan, trupi gjykues e ka rrëzuar kërkesën e organit të akuzës duke i cilësuar si të pamjaftueshme provat e paraqitura.
Kështu gjykata ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të dhënë nga gjyqtari Neritan Tabaku.
Vrasja e Qerim Malokut ka ndodhur në 26 korrik të vitit 1998 në vendin e quajtur Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij akuzohej pikërisht Ilir Xhakja.
Ndërkohë mbi Xhakjan rëndon edhe akuza e vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
vijon…