Olldashi: Te gjithe rruget, lidhje me aksin kombetar
Kandidati i pare i Partise Demokratike ne qarkun e Fierit, Sokol Olldashi zhvilloi dje disa takime me banore te lagjeve Teqe, Sarave dhe Karbunare, ne Lushnje. Gjate fjales se tij, Olldashi theksoi se nje pike e rendesishme e programit te Partise Demokratike per kete mandat te dyte, do te vazhdoje te jete zhvillimi i infrastruktures rrugore. "Do te mbajme te njejtin ritem investimesh, por duke qene se akset kombetare po perfundojne se ndertuari; ne kete zone ka mbetur vetem nje qe do ta fillojme ne vjeshte, rruga nga Konjati ne Peze dhe Tirane; do t'i kthehemi rrugeve dhe rrugicave te brendshme te qyteteve tona", deklaroi ministri i Transporteve ne fjalen e tij. Po keshtu Olldashi zhvilloi takime te drejtperdrejta me banoret per te biseduar ne lidhje me problemet e tyre te perditshme.