Olldashi: Tuneli i Qafë Krrabës përfundon në maj

Në ditët e para të majit do të shihet dritë në tunelin e Krrabës ndërsa në fund të pranverës së vitit 2013 do të përfundojnë punimet për autostradën Elbasan-Tiranë. Kështu është shprehur ministri i transportit Sokol Olldashi pas inspektimit të punimeve për këtë tunel gjatë paradites së sotme. Olldashi ka vlerësuar ritmin e punimeve ndërkohë që ka edhe prekur edhe çështjen e shpronësimeve që sipas tij kanë pasur probleme jo shqetësuese.
Ministri Olldashi është shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes Arben Imami i cili pas inspektimeve ka theksuar se vera e vitit 2013 do ta gjejë të realizuar një prej objektivave dhe ëndrrave të mëdha të qeverisë shqiptare.
Autostrada Elbasan-Tiranë është një investim i pritur prej kohësh dhe pritet që të ketë një impakt tepër të rëndësishëm për zhvillimin jo vetëm ekonomik të rrethit, madje edhe për rajonin juglindor të Shqipërisë.