Olldashi: Unaza, do të ruajmë Kopshtin Botanik
14/03/2011 Akuza për lejet e ndërtimit
Ndërhyrja në territorin e Kopshtit Botanik në Tiranë është rezultat i lejeve të ndërtimit të dhëna nga kryetari i Bashkisë Edi Rama, ndërsa në vetvete projekti i Unazës së Madhe synon të mbrojë kopshtin. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka reaguar në këtë mënyrë ndaj akuzave për projektin që sipas Partisë Socialiste do të shkatërrojë Kopshtin Botanik. Debati për këtë projekt i nisur ditët e fundit ka kulminuar me protesta dhe kundërshti nga drejtues të Kopshtit Botanik dhe shoqëria civile. “Kemi bërë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo centimetër që i përket Kopshtit Botanik. Nuk ka asnjë ndryshim projekti ynë nga projekti i Bashkisë në gjurmë. Ka një devijim, sepse ky territor është ndërtuar me blloqe pallatesh me leje të dhëna nga Bashkia e Tiranës. Ajo që ne prekim është një distancë prej 10m nga gardhi i kopshtit deri në brendësi të tij. Të vetmet objekte që preken janë dy objekte administrative të Kopshtit Botanik, të cilat do të rindërtohen me kostot e Drejtorisë së përgjithshme të Rrugëve”, - tha Olldashi. Sipas tij, ajo që kundërshtohet nga Bashkia nuk është në fakt prekja e gjelbërimit. “Nëse z. Rama do të kishte pasur qoftë edhe shqetësimin më minimal për gjelbërimin nuk do ta kishte katandisur Tiranën në kryeqytetin me sipërfaqe më të vogël të gjelbërimit për banorë në të gjithë kontinentin tonë. Zoti Rama është përgjegjës edhe ligjërisht, bazuar në planin rregullues dhe në Kodin Rrugor, i cili e detyron bashkinë që në zona me studim të miratuar në një distancë 25 m të mos jepeshin leje ndërtimi”, - deklaroi Olldashi. Sipas ministrit, problemi është politik dhe jo infrastrukturor. Kjo pasi çështja e ndërtimit të Unazës së Madhe është negociuar për dy vjet e gjysmë me radhë duke ofruar garanci financiare që Bashkia të negocionte me BERZH-in. “Nuk mund ta mbajmë Tiranën peng të interesave individuale të kryetarit të bashkisë. Ne jemi të vendosur dhe do të vazhdojmë projektet tona infrastrukturore për ta çliruar Tiranën nga makthi që i ka krijuar kryetari 10-vjeçar i Bashkisë së Tiranës”, - përfundoi Olldashi. Projekti i Unazës së Madhe ka nisur nga puna me lotin nga fundi i rrugës së “Komunës së Parisit” deri tek kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit.