E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau fëmijën se i theu xhamin e makinës, arrestohet pas 12 vitesh

14/03/2011  Arrestohet në Plazh 72-vjeçari, ngjarja në një fshat të Dibrës, viktima 9 vjeç

DURRES- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas, i cili kishte kryer një krim të rëndë në Dibër duke vrarë një fëmijë vetëm pse i vogli i kishte thyer xhamin e makinës. Nebi Ajazi sot në moshën 72 vjeç është vënë në pranga në lagjen e Plazhit, vendi ku strehohej prej vitesh që nga koha e kryerjes së vrasjes. Shtetasi Ajazi ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër dhe e ka dënuar atë me 18 vite burg, ndërsa vetëm dje në orët e pasdites ku ky shtetas është vënë në pranga.

Krimi

Krimi ka ndodhur në fshatin Vlashaj të komunës së Lurës në Dibër. I akuzuari Nebi Vlashi ka bërë sherr me familjen Buci ngase një fëmijë i moshës 9 vjeç i ka thyer atij xhamin e makinës. Kaq ka mjaftuar për familjet të përfshihen në një grindje, e cila ka detyruar fshatin dhe të afërm të të dy palëve të futen në mesin e tyre për të shpëtuar përdorimin e armëve dhe hasmëritë e palëve. Burime policore të Durrësit, të cilët kanë bërë edhe arrestimin e shtetasit Nebi Ajazi, kanë thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 1999 në fshatin e thellë të Dibrës. Ndonëse të gjithë e kishin menduar histori të mbyllur duket se Ajazi është rikthyer në shtëpinë e familjes Buci këtë herë i armatosur. Ai ka shtënë drejt familjarëve duke lënë të vdekur fëmijën 9-vjeçar Fatjon Buci, fëmija që disa kohë më parë i kishte thyer vrasësit xhamin me gur. Nga plumbat ka mbetur e plagosur rëndë edhe e ëma e fëmijës, por ajo pas kurimit në spital e ka kaluar rrezikun për jetën. Gjykata e rrethit gjyqësor në Dibër e ka shpallur fajtor shtetasin Nebi Ajazi dhe më datë 2 qershor të vitit 2004 e ka dënuar me 18 vite burg. Autori i akuzuar për këtë krim nuk ka qenë në asnjë seancë gjyqësore ngase Ajazi pas ngjarjes ka qëndruar i fshehur. Vendimi i Dibrës është apeluar në Gjykatën e Apelit në Tiranë, por edhe këtu togat e zeza nuk kanë pranuar të ulin qoftë edhe një muaj nga sa ka lënë shkalla e parë në qytetin verilindor të Dibrës. Ajazi është kapur në Plazhin e Durrësit dhe sipas burimeve të sigurta thuhet se ai kishte disa kohë që mbahej nën përgjim pas informacioneve të sakta për vendstrehimin e fshehtë të 72-vjeçarit Nebi Ajazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›