E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi akuzon Ramën për afera korruptive tek parku Rinia

TIRANE - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka lëshur akuza për shitje të paligjshme tokash ndaj kreut të Bashkisë të Tiranës, Edi Rama. Ministri Olldashi ka akuzuar Ramën se ka shitur në mënyrë të paligjshme tokën tek parku "Rinia. "Rama i ka shitur në mënyrë të paligjshme 1350 metra katrorë tokë pronarit te lokalit ne kete park", tha Olldashi. Sipas ministrit, toka e shitur është tokë shtetërore. " Edi Rama shiti tokën te parku "Rinia" shumë lirë, me vetëm 100 euro metrin katror. Ai tha se nuk I drejtohet prokurorise për këtë ceshtje, por kjo e fundit duhet te paraqesë vetë interes kur ka denoncime të tilla.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›