E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi hyn zyrtarisht në garën për kreun e ri të PD

Sokol Olldashi, shpall kandidaturen e tij per kryetar i Partise Demokratike

Sokol Olldashi, shpall kandidaturen e tij per kryetar i Partise Demokratike

Sokol Olldashi ka hyrë sot zyrtarisht në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të strukturave bazike të partisë dhe pas takimit që zhvillova dje me kryetarin Sali Berisha, i jam drejtuar kryesisë së partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për kryetarin e Partisë Demokratike. Hyj në garë duke përfaqësuar militantët e PD-së, me krenari se jam pjesë e opozitës së kësaj partie në vitet para 2005-ës dhe pjesë e arritjeve të kësaj qeverie. Hyj me shpresën që opozita sot të jetë shumicë nesër. Besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe shumica e shqiptarëve besojnë në moralin për të çuar vendin përpara, u shpreh Olldashi për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›