Olldashi në Baldushk: Qeveria mbajti premtimet
Ministri i Transportit Sokol Olldashi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Baldushkut. Gjatë këtij takimi Olldashi ka thënë se qeveria i ka mbajtur premtimet e dhëna, si dhe nuk ka harruar të akuzojë politikën e majyë.
BALDUSHK- Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi është takuar me banorë të komunës së Baldushkut në Tiranë. Olldashi është ndalur në arritjet e kësaj qeverisje në këto katër vite.
Lufta kundër korrupsioni, krimit te organizuar, rritja e pensioneve apo dhe dyfishimi i rrogave janë përmendur si arritje të premtime të programit të Partisë Demokratike gjatë fushatës 2005-2009. Duke u ndalur më tej tek alternativa dhe kampi socialist, Olldashi shigjetoi Partinë Socialiste duke e quajtur një parti pa krye, ndërsa politika e saj bazohet në gënjeshtra. (a.r/news24/balkanweb)