E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, shpërthejnë ujërat e zeza. Frikë epidemie

2000 banorë në rrethin e Tropojës vuajnë të shqetësimin e daljes në sipërfaqe të ujërave të zeza. Situata për këta banorë bëhet dhe më problematike nga frika e përhapjes të ndonjë epidemie të mundshme. 

TROPOJË- Në qytetin e Tropojës qendra e komunës me të njëjtin emër është kthyer në një kolektor të ujerave të zeza, të cilat kanë dalë në sipërfaqe. Shqetësimi është kthyer në një gangrenë për 2000 banorët të cilët përballen çdo ditë me këtë situatë problematike. Përveç erës jo të këndshme shqetësim bëhet dhe përhapja e ndonjë epidemie të mundshme.
Banorët e zonës kërkojnë nga institucionet përkatëse të merren masa, pasi me ardhjen e stinës së nxehtë situata mund të përkeqësohet dhe mund të ketë pasoja.
Qendra e kësaj komune ka marrë një fytyre të re në asfaltimin e rrugëve, sistemin e ndriçimit, por mbi ujërat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe.
Komuna e Tropojës ka paraqitur një projekt mbi ndërhyrjen dhe sistemin e këtyre ujerave të cilat janë kthyer në një makth për banoret. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›