E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi prezanton planin e ri rregullues te Tiranes ndryshe nga ai klientelist i Rames

13-11-2010 / Gazeta 55

Tirana do kete nje plan te pergjithshem rregullues ndryshe nga ai qe ka vendosur Bashkia e kryeqytetit. Keshtu pohoi Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi sipas te cilit ne projekt planin ekzistues per kryeqytetin nuk jane zbatuar standardet e kerkuara. Kete deklarate kreu i transportit Olldashi e beri gjate prezantimit te planit per zhvillimin e bregdetit te jugut. Ministri Olldashi e cilesoi planin e zhvillimit te bregdetit te jugut si planin me te suksesshem te hartuar dhe qe se shpejti do vihet ne zbatim ndersa theksoi se ky eshte modeli qe donim ta shihnim ne te gjithe Shqiperine. Ky aktivitet u mbajt ne kuader te Panairit te librit Tirana 2010 ku shtepia botuese Mediaprint prezantoi volumin me dy vellime Studim mbi te ardhmen e jugut te Shqiperise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›