Shkupi perfshihet nga protesta shqiptaret dyshojne per manipulim te procesit te regjistrimit te popullsise

Partia Demokracia e Re do te zhvilloje diten e neserme protesten e saj ne Shkup kunder regjistrimit te popullsise proteste e cila ka pasur mbeshtetje te gjere edhe ne diaspore. Protesta e organizuar nga Demokracia e Re DR do te mbahet ne oren 14.00 para Parlamentit te Maqedonise nje dite pasi qe maxhoranca pritet te votoje ligjin e propozuar nga Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Zedhenesi i DR-se Arianit Hoxha apeloi qe te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve te tyre partiake masivisht te dalin ne protesten e neserme. Bejme thirrje publike deri te te gjithe vellezerit dhe motrat tona shqiptare qe te na bashkengjiten qe qete me dinjitet dhe krenari te protestojme kunder miratimit te Ligjit per regjistrimin e popullsise qe perjashton 30-40 te shqiptareve ne regjistrimin e vitit te ardhshem thane burime zyrtare nga Partia Demokracia e Re. Levizja qytetare Zgjohu ka paralajmeruar regjistrimin paralel per te pamundesuar manipulimin e mundshem te numrit te pergjithshem te shqiptareve. Ne cdo vend ku jetojne shqiptaret do te kete nje qender te levizjes Zgjohu ku qytetaret shqiptare qe kane problem me regjistrimin te cilet nuk jane regjistruar nga ana e regjistruesve te entit shteteror per statistike do te mund te trokasin tek Zgjohu e cila do te mbaj evidencen e te gjithe qytetareve dhe problematikave dhe ne kete menyre do te mundesojme transparencen. Regjistrimi eshte shume i rendesishem per shqiptaret pasi te drejtat e komuniteteve varen nga statistikat nese je 20 mund ta perdoresh gjuhen u shpreh lideri i levizjes Zgjohu Artan Grupi.
...