E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Olldashi refuzon kërkesën e Berishës, mbetet në fuqi masa ndaj ish-kryeministrit

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e vendosur ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ky i fundit kërkoi heqjen e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme, e cila i ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe moslejim largimi nga vendi.

Vendimi u artikulua nga gjyqtarja, Iliriana Olldashi, për të cilën SPAK kërkoi përjashtim nga shqyrtimi i kësaj çështjeje pasi argumentoi se ka konflikt interesi.

Më herët, Olldashi rrëzoi edhe kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit, i cili kërkoi heqjen e sekuestros për 25 pasuritë e sekuestruara. Jamarbër Malltezi dhe Berisha janë në hetim lidhur me aferën e privatëzimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›