E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi shkarkon Drejtorin e Rrugëve, fshatarët hapin rrugën me lopata

Share

Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka vendosur të shkarkojë Drejtorin e Rrugëve në qarkun e Dibrës për shkak të punës së dobët. Durim Balla ka qenë kurban i ministrit pas situatës së krijuar në këtë qark për shkak të dëborës, raporton Shqip. Në këtë qark gjatë këtyre ditëve ka funksionuar vetëm një aks, ai Peshkopi- Bulqizë, kurse akset e tjera janë të bllokuara. Ndërkohë banorët e komunës Sllovë janë angazhuar për të hapur rrugën me lopata për shkak se asnjë borëpastruese apo makineri tjetër nuk është shfaqur aty. 50 persona kanë rrëmbyer lopatat dhe po punojnë. Ndërkohë rënia e temperaturave e ka vështirësuar akoma më shumë lëvizjen në veri të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›