Vangjel Dule: Faji i opozitës së vakët, që drejtojemi ende nga Berisha
Share
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, është shprehur kritik në lidhje me opozitën shqiptare, të cilën e ka cilësuar shumë të vakët. Sipas Dules, është pikërisht kjo opozitë jo shumë e vakët, që po mban në pushtet një qeveri dhe kryeministër të papërshtatshëm.
Nëse kemi një qeverisje kryekëput të papërshtatshme për tju përgjigjur sfidave të shoqërisë e të vendit në një shkallë të konsiderueshme kjo i dedikohet edhe opozitës së vakët me një strategji evazive dhe me taktika inedikuate. Dhe nuk hezitojmë të marrim edhe ne përgjegjësinë që na takon për këtë opozitarizëm inefiçent, është shprehur Dule.
Deklaratat e kreut të PBDNJ-së janë bërë gjatë një darke të organizuar në qytetin e Gjirokastrës me anëtarë të kësaj force politike.