E Diel, 1 Nëntor 2026

Olli: Kreu i PS-së të heqë dorë nga përfitimi i kapitalit politik me zjarret

Përmes zëdhënësit të saj Leonard Olli, Ministria e Brendshme bëri me dije se vijon puna për të mbajtur nën kontroll të plotë situatën problematike të shkaktuar nga zjarrvëniet. Por nga ana tjetër, në emër të këtij institucioni, i bëri sërish apel kreut të opozitës, që të heqë dorë nga përfitimi i kapitalit politik me vatrat e zjarrit, por të shprehë sadopak mirënjohje për të gjithë ata punonjës shteti ose jo, që prej javësh luftojnë për të shpëtuar pyjet, kullotat dhe pronën e çdo shqiptari.
Prej më shumë se dy muajsh media elektronike dhe ajo e shkruar kanë pasqyruar dhe pasqyrojnë punën dhe përpjekjet e të gjitha strukturave për të mposhtur zjarret. Të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë njohur dhe vijojnë të njihen me operacionet që vijojnë çdo ditë në terren. Por, për fat të keq, me sa duket i vetmi që nuk ka asnjë kontakt me këtë realitet është lideri i opozitës. I kredhur totalisht në botën e tij virtuale, ai është i vetmi që nuk arrin të shikojë betejën që efektivat zjarrfikës, ata të shërbimit pyjor, të Forcave të Armatosura por edhe banorët japin çdo minutë dhe çdo orë me zjarret. Është i vetmi që nuk arrin të dallojë se nxirja në fytyrën e tyre nuk është nga dielli i pushimeve, por nga bloza e tymi i zjarreve që rrezikojnë pasuritë e vendit tonë dhe qytetarëve, u shpreh Olli.
23 vatrat e zjarrit
Zjarret në vend duket se janë vënë në kontroll sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme. Në një konferencë për shtyp ditën e djeshme nga zëdhënësi i saj Leonard Olli në vend janë 23 vatra zjarri të lokalizuara ku ndodhen forcat e zjarre fikësve. Sipas Ollit, deri në ditën e djeshme rezultojnë ende 23 vatra aktive zjarresh. Në terren vijojnë të jenë 700 efektivë të Forcave të Armatosura, bashkë me mjetet e tyre të rënda si buldozerë, automjete të larta dhe zjarr fikset që disponon vetë Ministria e Mbrojtjes. Paralelisht kanë qenë në mbështetje dhe forcat zjarr fikëse të Ministrisë së Brendshme, por dhe të Shërbimit Pyjor në varësi të Ministrisë së Mjedisit.
Masat e marra për zjarret
Sipas Leonard Ollit, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme, “gjatë të gjithë ditës së djeshme dhe mëngjesit të djeshëm është bërë e mundur shuarja e zjarrit dhe mbajtja nën kontroll e situatës në Parkun Kombëtar të Bozdovecit në Korçë. Në zonë vazhdojnë të jenë të instaluar dhe forca të Shërbimit Zjarrëfikës, FA dhe Shërbimit pyjor. Në ndihmë të tyre është vënë dhe helikopteri i ardhur nga Sllovenia. Ndërkohë helikopteri turk, ka punuar gjatë të gjithë ditës së djeshme në malin e Dajtit dhe ka filluar dje që në mëngjes herët operacionet për shuarjen e çdo vatre në zonën e malit të Dajtit apo lartësinë e Priskës.

Olli: Në ndihmë të MB, do vijnë
edhe dy helikopterë si ndihmë

Sipas zëdhnësit të Ministrisë së Brendshme pritet që nga momenti në moment të vijnë në ndihmë dhe dy avionë të tipit Canader nga emergjencat civile të Italisë, të cilët do të fillojnë operacionet së bashku me Canaderin turk në zonën verilindore, si në Pukë, Bulqizë, për të vijuar në rrethin e Dibrës, në Parkun Kombëtar të Lurës, në Malësinë e Madhe si dhe në lartësitë e Kukësit, në terrene që është e pamundur për t`u afruar nga toka. Olli shton gjithashtu se “nëse nuk do të ketë më provokime të vatrave të reja të zjarrit, me mjetet që disponojmë dhe me angazhimin e të gjitha forcave në terren , mbyllja e vatrave të zjarrit është një çështje ditësh. Sipas tij, këtë vit situata e krahasuar me një vit me parë është 30% më e lehtë. Situata më emergjente duket se është më e rëndë në veri të vendit ku vatrat e zjarrit duket se janë ende të palokalizuar pasi terreni është tejet i vështirë dhe forcat e zjarrfikësve e kanë thuajse të pamundur për të ndërhyrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›