E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli Normalizohet gjendja ne disa akse rrugore ne vend

Rikthehet normaliteti pas problemeve të shkaktuara ditët e fundit si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave. Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli, deklaroi për abc neës se të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa borëpastrueset janë në gadishshmëri edhe pse shërbimi sinoptik parashikon përmirësim të situatës.
Sinjalizimet nga shërbimi meteorologjik sjellin njësituatë në përmirësim në ditët në vijim.
Strukturat e pushtetit lokal dhe firmat kontraktore janë në gadishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ndërhyrjet në rast se ato do të bllokohen nga reshjet e dëborës apodo të krijohen probleme prej ngricave
Drejtori i emergjencave civile sqaron se nuk jemi përballë njësituate të ngjashme me dimrin e acërtë të shkurtit të vitit të kaluar. Gjithsesi në regjimenti I helikopterëve të ushtrisë në Farkë, është në gjëndje gadishmërie për të ndërhyrë në rast emergjecash.

Veshtirësi qarkullimi në Qafën e Llogarasë
Qafa e Llogarase eshte e kalueshme vetem per ata drejtues mjetesh te pajisur me zinxhire.
Por bora ne kete lartesi eshte edhe gezim per disa.
Udhetare te shumte ndjehen te sigurte. Te pajisur me zinxhire dhe te monitoruar nga patrullat e policise rrugore, kalojne Qafen e Llogarase pa problem e pa panik.
Reshjet e bore kohet e fundit disa here kane bere qe ky aks ose te bllokohet perkohesisht, ose te kalohte me veshtiresi. Efektivet e policise per situata te tilla vendosen pergjate gjithe rruge dhe mbajne ne vezhgim qarkullimin. Drejtuesve te mjeteve here pas here iu behet thirrje per kujdes dhe iu jepet informacion per gjendjen e rruges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›