Olli: Procesi i numërimit po ecën normalisht

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve Leonard Olli është shprehur për "Ora News" se procesi i numërimit të votave po ecën normalisht. Sipas tij vonesat në disa qendra numërimi janë bërë për shkak të largësive nga qëndrat u numërimit të votave. Ai gjithashtu u shpreh se KQZ ka mundësi të verifikojë informacionet sepse monitorët tregojnë planet nga të gjitha qendrat e numërimit të votave. Ndërsa për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime Olli u shpreh se vetëm hapja e kutive të votimit mund të bëjnë edhe përllogaritjen e saktë të pjesëmarrjes së shqiptarëve në votime.